577 raste, 30 viktima nga KOVID-19, në mesin e tyre një 23-vjeçar

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 5 362 testime, ndërsa janë regjistruar 577 raste të reja me koronavirus.
Gjatë 24 orëve të fundit, 30 pacientë kanë humbur jetën me korona virus, ndërsa 1010 të tjerë janë shëruar.
Në Shkup ndërruan jetë shtatë persona (53, 65, 72, 78, 82, 83 dhe 85v), pesë në Gostivar (23, 37, 66, 70 dhe 71v), pesë Strumicë (55, 67, 72, 76 dhe 79v), tre Tetovë (60, 71 dhe 90v), tre Kumanovë (34, 53 dhe 57), një në Manastir (80v), Radovish (64v), Veles (55v), Ohër (71v), Strugë (41v), Kriva Pallankë (85v) dhe Berovë (88v).
Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 1.211.959 testime për Covid – 19, duke rezultuar gjithsej 182 450 raste pozitive, ndërkohë 163 070 të shëruar, ndërsa 6 214 vdekje. Në Maqedoninë e Veriut ka 13 166 raste aktive me Kovid-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *