Zjarr i madh mbi stacionin hekurudhor “Rajko Zhinzifov” pranë Velesit

Zjarri i madh pyjor mbi stacionin hekurudhor “Rajko Zhinzifov” në Veles ende nuk është shuar.

Zjarri po përhapet në drejtim të fshatit Sll, mirëpo tani për tani siç raporton Njësia territoriale e zjarrfikësve në Veles nuk ka rrezik të përhapet në fshat.

Një ekip nga TPPE Veles menjëherë ka dalë në terren dhe po punon në shuarjen e zjarrit. Tetë zjarrfikës me dy automjete kanë ndërhyrë.

TPPE Veles për MIA-n tha se zjarri u raportua në ora 1:10 pasdite.

Burimi: MPB

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *