Pendarovski për tragjedinë në Tetovë: Nuk do të prisja sekondën, do të jepja dorëheqje

Presidenti Stevo Pendarovski ka deklaruar se nëse do të ishte në krye të institucioneve shëndetësore dhe do të ndodhte tragjedia në Tetovë, nuk do të priste as sekondën, do të jepte dorëheqje për shkaqe morale.

“Nëse flasim për përgjegjësi penale apo juridike, unë do të prisja të përfundojë hetimi. Por, nëse flasim për përgjegjësi morale, atëherë ata që më njohin e dinë se kur unë të jem në pozicion të këtillë, unë nuk do të prisja as sekondën, menjëherë do të jepja përgjegjësi për shkaqe morale”, tha Pendarovski për 360 Shkallë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *