Krisje e madhe në BDI-në e Çairit, me urdhër të Izetit votuesit e Visarit do ta bojkotojnë Ardijan Muçën

Në prag të zgjedhjeve lokale vazhdon të jetë e fortë përplasja mes grupit të Izet Mexhitit dhe zv/kryeministrit Artan Grubi. Sipas informacioneve të cilat i posedojmë brenda partisë, ish kreu i Çairit, Izet Mexhiti, ka dhënë urdhër që votuesit e Visar Ganiut të mos e votojnë bartësin e listës për këshilltarë të Qytetit të Shkupit, Ardijan Muça. Arsyeja e këtij tensionimi është fakti se Muça njihet me afërsinë të cilën e ka me Artan Grubin, ndërsa Mexhiti dhe grupacioni i tij, e shohin si figurë të rrezikshme i cili mund të paraqet kërcënim për pozicionet e tyre brenda degës së BDI-së në Çair. Qëllimi i Izet Mexhitit është që Muça të merr sa më pak vota si Këshilltar, që më pas të ketë alibi te kryetari Ahmeti për ta larguar atë nga të gjitha strukturat partiake. Në opinion tashmë është e njohur përplasja mes Artan Grubit dhe Izet Mexhiti që ndodhi pas zgjedhjeve lokale, ku Grubi si “i përkëdheluri” i Ahmetit, u bë zv/kryeministër, ndërsa Mexhitit ju dha vetëm si ngushëllim posti i koordinatorit të grupit parlamentar të BDI-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *