Incident në kufi, kryeministri i Malit të Zi nuk lejohet të hyjë në Shqipëri, çfarë po ndodh? (VIDEO)

Mediat në Mal të Zi kanë raportuar se kryeministri malazez Zdravko Krivokapiç, nuk është lejuar të futet në doganën e Shqipërisë për shkak se nuk kishte një test PCR të vlefshëm apo pasaportën e vaksinimit anti-Covid.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FAlmakos1%2Fvideos%2F4440339402670857%2F&show_text=false&width=267&t=0
Krivokapiç ishte pjesë e takimit që kancelarja gjermane Angela Merkel zhvilloi në Tiranë me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri Krivokapic së bashku me përfaqësues të tjerë të qeverisë u detyrua të vijë drejt Tiranës me avion.

Gjithashtu edhe delegacioni që shoqëronte kryeministrin nuk u lejua që të futej përmes Hanit të Hotit.

Gazetari malazez, Aleksandar Brezar, ka postuar një video në llogarinë e tij në Tëitter, ku shihen makina qeveritare që kthehen mbrapsht në kufi.

“Kjo mund ta pengojë pjesëmarrjen e tij në takimin me Kanelaren gjermane Angela Merkel. E turpshme!”, shkruan Brezar.

www.facebook.com/watch/?v=4440339402670857

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *