FOTO-EMRAT/ Dy shqiptarët kapen “brenda fermës së fortifikuar” të kanabisit me vlerë 1 milion paund

Dy shqiptarë të identifikuar nga mediat si Frrok Zefi, 42 vjeç dhe Aldi Gjetani, 27 vjeç, janë vënë në pranga nga Policia e qytetit të Blackpool në Britaninë e Madhe, pasi akuzohen për kultivim kanabisi. Mediat lokale shkruajnë se shtëpia me kanabis ishte e ‘fortifikuar’ dhe vështirë se mund të futeshe aty pa ditur rrugë.

Në thuajse të gjitha dyert, siç shihet edhe në foto, ishin vendosur shule të fortë dhe ishin vidhosur në mënyrë që askush të mos kishte akses. Pasi policia ia arriti të depërtonte në godinë dhe të ‘shpërthente’ hyrjet, brenda gjeti 950 rrënjë kanabisi, vlera e të . Një zëdhënës i policisë tha se vlera e tregut e tyre shkon në mbi 950 mijë paund.

Në vendin e ngjarjes mbërritën edhe ekipet e elektricistëve pasi shqiptarët vidhnin energji për të siguruar rritjen e bimëve dhe bënë të mundur shkëputjen e rrjetit. Tashmë shqiptarët do të dalin para gjykatës dhe pritet të dëbohen nga Anglia.

FOTO-EMRAT/ Dy shqiptarët kapen "brenda fermës së
FOTO-EMRAT/ Dy shqiptarët kapen "brenda fermës së

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *