U kthye në kufi se nuk kishte test PCR? Reagon qeveria: Kryeministri i Malit të Zi ka udhëtuar me avion drejt e në Rinas

Qeveria ka mohuar që kryeministrit të Malit të Zi, Zdravko Krivokapic t’i jetë mohuar hyrja në Shqipëri nga pika kufitare e Hanit të Hotit me pretendimin se nuk kishte test negativ PCR.

Lajmi u dha fillimisht nga gazetari Aleksandar Brezar, i cili ka pretenduar se kryeministri i vendit të tij nuk është lejuar të futet në Shqipëri, sepse nuk kishte testin PCR kundër COVID-19 dhe as pasaportë vaksimi. Sipas tij, ai është detyruar të kthehet mbrapsht në kufi.

Por lajmi është hedhur poshtë nga drejtori i Komunikimit pranë Kryeministrisë, Endri Fuga.

Fuga, përmes një statusi në twitter, shkruan se Krivokapi?, ka zgjedhur rrugën ajrore për të ardhur në Tiranë.

“Çudi se KM i Malit te Zi ka udhetuar me avion drejt e ne Rinas sot…”, shkruan ai në Twitter duke iu referuar lajmeve.

Ndërkohë gjatë konferencës së kryeministrit Edi Rama me kancelaren Angela Merkel, pati një incident mes gazetarëve nga Kosova dhe kryeministrit Edi Rama.

Kolegët kosovarë u revoltuan, pasi nuk paten mundësi t’i drejtonin pyetje kancelares, ndërsa në media u raportua se pas konferencës pati edhe mikrofonë të thyer.

Kujtojmë se kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku u takua me krerët e qeverive të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor./Gazeta SHQIP

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *