Albert Krasniqi sulmoi i pari babanë e tij pasi ai i kërkonte të dorëzohej në polici

Albert Krasniqi, biznesmeni që u vra pasditen e sotme nga babai i tij, dyshohet se ka qenë në kërkim të autoriteteve policore në lidhje me një rast të dhunës fizike.

Sipas raportimeve të portalit Indeksonline, deri tek vrasja e biznesmenit ka çuar një përplasje që ai ka pasur paraprakisht me babanë e tij.

Alberti ka filluar i pari që të sulmojë babin e tij, përderisa ky i fundit i ka bërë presion që të dorëzohet në polici, shkruan Indeksonline bazuar me burime brenda policisë.

Ai kishte qenë i kërkuar nga Policia e Kosovës, për veprën penale dhunë fizike, që kishte ushtruar ndaj ish-gruas tashmë të tij, ish-miss Kosovës, Besa Gashi, me të cilën çifti ka dhe një vajzë, shkruan Indeksonline.

Para dy ditësh, u dha lajmi edhe mbi ndarjen e çiftit, të cilët vendosën t’i japin fund martesës së tyre disa vjeçare.

Vrasjen e Krasniqit e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën per nje vrasje te ndodhur ne rrugen ” Ndue Perlleshi” ne Prishtinë. Menjëhere pas marrjes se informates policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe po ndermerr te gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojne ne hetimin e rrethanave qe karakterizojne ngjarjen”, ka thënë Ahmeti për Insajderin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *