Çmime të reja të ski-biletave në Kodrën e Diellit

Lajmin për çmimet e zbritura të ski-biletave në Kodrën e diellit e bëri të ditur vetë drejtori i ri gjeneral i ELEM Adem Avziu duke shkruar:

Pas lëshimit në përdorim të gjashtëulëses 🚠 “LEITNER” në Qendrën e Skijimit “Kodra e Diellit”, kam kënaqësinë t’ua prezantoj edhe çmimet e zbritura të ski-biletave që do të vlejnë nga nesër e deri në fund të sezonit❗️
Çdo vendim dhe hap i ndërmarrë gjatë udhëheqjes time do të jetë në funksion të tërheqjes të sa më shumë turistëve, jo vetëm nga anembanë vendi, por edhe nga rajoni❗️
Me zhvillimin e turizmit zmadhohet rritja ekonomike dhe zhvillimi i vendit, tërhiqen investime të reja, krijohen vende të reja të punës dhe përmirësohet standardi jetësor❗️

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *