Shokon aktorja e njohur: Covid 19, gjë e mirë. Planeti ka 5 miliardë njerëz të tepërt, duhet të zhduken ca

Ylli i kinemasë franceze, Brigitte Bardot, në një intervistë që pritet të botohet e plotë nga revista “Oggi”, ka bërë disa deklarata që pritet të ngjallin polemika të mëdha.

Advertisement

Ajo u shpreh mes të tjerash se koronavirusi mund të jetë dicka e mirë, pasi popullsia e planetit është shtuar shumë.

“Druhem se Covid dhe sëmundje të tjera të mëdha si kjo që po paralajmërohen, do të rivendosin në mënyrë të dhimbshme një rend të ri.

Kur ata 5 miliardë njerëzit e tepërt mbi këtë tokë të zhduken, natyra do të rifitojë të drejtat e saj.

Pyes vetën a mos vallë ky virus është dicka e mirë?

Mos është një lloj vetërregullimi nga një mbipopullim i qartë, të cilin nuk kemi qenë të zotët ta kontrollojmë”, ka thënë Bardot.

Kujtojmë që kjo e fundit është një nga aktivistet më të njohura për mbrojtjen e maceve e qenve, por kur vjen fjala tek njerëzit, duket se nuk ka të njëjtën ndjeshmëri.

Advertisement

Leave a Reply