Shefi i kabinetit të Artan Grubit me veturë zyrtare ka kaluar pikat pagesore pa paguar

Përparim Bajrami, shef i kabinetit të zëvendës-kryeministrit Artan Grubit, është kapur se si me veturë zyrtare duke kaluar pikën pagesore pa paguar në Milladinovci, me “flesherë” të vendosur ilegalisht, njofton “A1on”. Sipas informatave të mediumit, ai është kapur dje dhe është njëri nga 32 personat që MPB-ja njoftoi se kanë qenë të sanksionuar për shkak të keqpërdorimeve në pikat pagesore. Zyrtarët policorë e kanë shoqëruar gjatë realizimit të një aksioni të kontrollit nga MPB.

Jozyrtarisht, Bajrami ka qenë me veturë zyrtare në të cilën kanë qenë të vendosura “flesherët”. Vetura ka qenë në pronësi të Ministrisë së re për Sistem Politik dhe marëdhënie në mes bashkësive. Vendosja ilegale e dritave policore apo të njohura ndryshe si “flesherë” dënohet për kundërvajtje.

Përndryshe, MPB-ja ka kapur edhe gjashtë zyrtarë policorë të cilët kanë kaluar pikën pagesore pa paguajtur, duke keqpërdorur flesherët dhe dokumentin e identifikimit zyrtar. Edhe kundër tyre, përkundër dënimit të shqiptuar, do të merren masa edhe nga Sektori për kontroll të brendshëm./GazetaPopulli.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *