Igor Spasov, i dënuari për vrasjen e Martin Neshkovskit, arrestohet në Bullgari

Maqedoni e Veriut/ Igor Spasov i dënuari me 14 vite burg për vrasjen e Martin Neshkovskit është arrestuar në Bullgari. Autoritetet bullgare kanë njoftuar MPB-në se Spasov është arrestuar në Sofje, mbi bazën e fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Maqedonia e Veriut. Nuk dihet kur do të bëhet ekstradimi i tij në vendin tonë.

Përndryshe, Spasov gati për dy vite mungesën e tij në burg e arsyetonte me arsye shëndetësore dhe nuk ktheheshte në burgun e Idrizovës dhe në vend se të kthehet kur i përfundoi shërimi, ai iku nga vendi, me çka MPB-ja lëshoi fletëarrest.

Igor Spasov ka qenë ish-pjestarë i “Tigrave”, i cili u dënua me 14 vite burg për vrasjen e Martin Neshkovskit, që ndodhi në festën e fitores së zgjedhjeve nga ana e VMRO-DPMNE-së në vitin 2011. Ai deri tani ka qëndruar në burg 6 vite. Ai e mohoi ta ketë vrarë Neshkovskin me çka kërkoi ta vërtetojë këtë me testim në poligraf./GazetaPopulli.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *