
Mendoj se është në interesin e të gjithëve të kemi regjistrim, dhe të bëjmë gjithçka që duhet, që ai regjistrim të jetë i suksesshëm, gjegjësisht rezultatet të jenë ashtu siç janë, të ketë pasqyrim të saktë të realitetit demokratik me të gjitha karakteristikat dhe atributet dhe ato të pranohen, gjegjësisht secili t’u besojë. Sepse është shumë e rëndësishme në një shoqëri multietnike qytetarët dhe komunitetet të besojnë në ato rezultate, tha sonte ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.
Ai duke qenë mysafir në TV 24, potencoi se modeli i kombinuar për regjistrim është zgjedhur për besim më të madh dhe kontroll të kryqëzuar të bazave elektronike me vizita fizike të qytetarëve.
Siç potencoi, ky proces është i ndjeshëm, me pasoja serioze për shtetin përderisa në të nuk ka besim ose nëse është i rremë.
Për atë, siç citoi, nuk duhet absolutisht të frikohemi t’i implementojmë të gjitha mekanizmat të cilat do të garantojnë vërtetësi, cilësi të rezultateve dhe besim të qytetarëve ndaj rezultateve./Express