Është plagosur një person afër Bit Pazarit në Shkup

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmë afër Bit Pazarit, kanë njoftuar nga SPB Shkup.
Sipas të dhënave të policisë, rasti ka ndodhur në një lokal afër Bit Pazarit, kur personit A.Xh. (48) i janë afruar dy persona që i ka njohur, ndërsa njëri ka nxjerrë revolen dhe e ka plagosur.
Ai është transferuar në Spitalin e Qytetit “Naum Ohridski” ku i është ofruar ndihmë mjekësore.
Policia po punon në zbardhjen e plotë të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *