Parajsa Shqiptare/ Gryka e Këlcyrës, destinacion me vlera të mëdha turistike dhe natyrore (Video)

Bukuritë shqiptare janë të shumta si dhe të mbushura me vlera të veçanta natyrore, turistike dhe kulturore.

Një ndër pikat me bukuri të veçantë është Gryka e Këlçyrës, e cila ndodhet në rrethin e Përmetit. Aty ndodhet një nga bukuritë më të veçanta të Shqipërisë, burimi i Ujit të Zi.

Është mirë që udhëtimin ta nisni nga juglindja e Shqipërisë, në itinerarin vazhdues Korçë-Leskovik-Përmet-Tepelenë, pasi ashtu keni për të shikuar rrjedhjen e mrekullueshme të Lumit të Vjosës.

Në çdo stinë panorama që ju dhuron ujëvara e Këlcyrës është e mrekullueshme. Sidomos tani që jemi në vjeshtë pasi ngjyrta luajnë me njëra yjetrën, sytë do ju shikojnë ngjyrat karakteristike të vjeshtës të mbuluara nga jeshilja që akoma nuk është largur.

Do shijoni gjithçka që do dëshironi të shikoni në këtë destinacion me vlera të mëdha natyrore si dhe freskia dhe pastërtia e ajrit të munguar në qytet do jetë pika kyçe që ka për tju bërë të ndiheni mirë. /Rreth e Rrotull Shqipërisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *