PDSH ka reaguar para 6 viteve mbi përmbajtjen e teksteve të librave shkollor

Në ditët e fundit, në Maqedoninë e Veriut ështe ngritur debat mbi temën e librave shkollor. Përmbajtja e teksteve, në një rast, libri i Gjeografisë për shkollat e mesme në Maqedoninë e Veriut jep mesazhe skandaloze për prejardhjen e shqiptarëve.

Advertisement

Bëhet fjalë për përmbajtje ku thuhet se shqiptarët e Maqedonisë kanë qenë maqedonas por në kohën e pushtetit Osman janë bërë shqiptarë, se ata kanë prejardhje nga çerkezët,  se Shqipëria është okupatore e Maqedonisë Perëndimore dhe se shqiptarët kanë migruar në Maqedoni duke I malltretuar fizikisht, duke vjedhur, kidnapuar dhe duke I vrarë maqedonasit vendas. E duke lakuar edhe të vërtetën e prejardhjes së shqiptarëve.

Mësimdhënësit thonë se me këtë problematikë ballafaqohen çdo vit, rreth 20 vite me rradhë. Ata detyrohen të anashkalojnë ato pjesë të materialit që vite me rradhë kanë zënë vend në plan-programin shkollorë.

Reagime ka pasur thuajse nga të gjitha palët dhe së fundmi edhe nga koalicioni ASH-AAA.

Mirëpo, kjo nuk është një temë e re pasi edhe në të kaluarën ka pasur reagime serioze mbi përmbajtjen e teksteve shkollore. Të zëshëm për këtë tematikë kanë qenë PDSH e cila ka shprehur qëndrimet e tyre në mënyrë të vazhdueshme dhe nevojën për përmirësimin e përmbajtjes së librave. Më poshtë ju sjellim një sekuencë 10 minutëshe në kanalin Top Channel që është realizuar para 6 viteve lidhur me këtë tematikë.

Ne video shihen z. Abdylaqim Ademi, ish minister i Arsimit nga rradhet e BDI-së, tashme i ndjere, dhe profesori universitar Agron Zeqiri nga Partia Demokratike Shqiptare. /GazetaPopulli/

Linku i videos: https://m.youtube.com/watch?fbclid=IwAR3cALbp4ZQ4uB_lnEEMvHYIeG-1WLlTBpvYeDL3MQ8XUu7R6cWy6GMFRUo&v=DhNRoCzDN1w&feature=youtu.be

Advertisement

Leave a Reply