Përballje mes dy krerëve të shtetit, Rama dhe Meta në gjykatë kundër njëri-tjetrit

Një përballje e fortë do të “ndezë” Gjykatën Kushtetuese më 25 mars të këtij viti.

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta do të përballen mes tyre për herë të parë në gjykatë pak kohë pasi sulmet e tyre publike kanë mbushur mediat dhe jetën politike në vend.

Rama ka depozituar një padi pas përplasjes me Metën për mosdekretimin e ish-ministrit të jashtëm Gent Cakaj.

Meta asokohe refuzoi të dekretojë Cakajn i cili mbajti postin e ushtruesit të detyrës ndërsa ministër i jashtëm me dekret u bë vetë kryeministri Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *