Pas Taravarit paralajmërohen edhe dorëheqje tjera në ASH?!

Pas paralajmërimit të sekretarit gjeneral të ASH-së dhe njëherit , kryetar i komunës së Gostivarit, Arben Taravari për dorëheqjen e tij nga posti i sekretarit të partisë, si duket kësaj rruge do ti futen edhe struktura tjera nga hierarkia më e lartë partiake, përfshirë edhe kryetarin Ziadin Sela.
Rezultati i fundit zgjedhor, me sa duket është edhe arsyeja kryesore , ku faturën kësaj rradhe do ta paguajnë gjithë strukturat drejtuese dhe ekipi që ishte pjesë e këtij dështimi, për më tëpër kur dihet se ASH , kësaj rradhe mezi i fitoj dy komuna, ndërkohë që edhe pati rrënie të konsiderueshme në vota , krahasuar me zgjedhjet parlamentare të një viti më parë.
Në këtë vijë , vetë Taravari për Klan maqedoni deklaroi se ai nuk do të jetë më sekretar gjeneral i Aleancës për shqiptarët, duke lënë hapësirë për figura të reja.
“Si sekretar mendoj personalisht se duhet të zgjidhet ndonjë kuadër më i ri që ka dhe më shumë kohë. Unë me siguri nuk do jem sekretar përsëri kjo është definitive vendim i imi që smund të kthehet”, kishte thënë ai.
Megjithatë nga burime të besueshme brenda Aleancës, mësohet se në Kuvendin qendror të partisë, që do të zhvilloj punimet me datë 25 dhjetor, e ku si temë më e nxehtë pritet të jetë raporti zgjedhor. që do të prezantohet nga të gjitha degët e partisë.
Në këtë kuvend pritet që përveç Taravarit, dorëhëqje të ofrojnë edhe kryetari Sela, nënkryetarët e partisë, dhe disa kryetar të degëvë të cilët kanë pësuar debakël në zgjedhje.
Sipas të njëjtit burim, bëhet e ditur se do të jetë e vështirë që Kuvendi i ASH-së të pranojë dorëheqjen e Kryetarit Sela, sepse te shumica dërmuese e kuvendarëve mbizotëron bindja se me gjithë dobësitë menaxhuese të kryetarit Sela, ai për të paktën edhe për një cikël zgjedhor duhet medoemos tu prijë strukturave të ASH-së , sepse në të kundërtën ASH, rrezikon seriozisht të ndjek fatin e e shumë partive tjera që tashmë janë bërë pjesë e librave të historisë./fol.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *