Mëngjesi i parë i vitit 2022 i gjeti me ajër të ndotur shumë qytete ne vend

Mëngjesi i parë i vitit 2022 i gjeti me ajër të ndotur shumë qytete ne vend. Më e ndotur ishte Tetova, ku përqendrimi i grimcave PM 10 ishte 137, më pas vinte pjesa e Gjorçes me 118 dhe Kumanova me 105 grimca PM10, shkruan Alsat.

“Në mëngjes stacionet matëse tregonin në kryeqytet me ajër të ndotur, madje edhe të rrezikshëm. Në mesditë u ngjitëm në Vodno për të parë se si dukej ajri i kryeqytetit dhe nëse i njëjti ishte pastruar dhe vërejtëm se era kishte bërë punën e saj.  Megjithatë në momentin që ulim sytë, pavarësisht peizazhit të bukur, shohim një pamje të shëmtuar. Qytetarë të papërgjegjshëm kanë vendosur të mos përdorin koshat e mbeturinave, por shishet plastike dhe kanaçet e pijeve që kanë konsumuar i kanë hedhur, duke ndotur natyrën e bukur të Vodnos. Shpresojmë që viti 2022 të jetë një vit me ndërgjegjësim më të lartë të qytetarëve që pëlqejnë të bukurën, por nuk janë të gatshëm të kujdesen për të”, raporton gazetarja e Alsat, Evi Shkopi.
Ndotja e ajrit si dhe hedhja e mbeturinave shpeshherë aty ku nuk e kanë vendin, janë tashmë disa vite sfidë e institucioneve, në nivel lokal dhe qendror. Komunat kanë filluar me pastrimin e deponive të jashtëligjshme, por të njëjtat krijohen përsëri për sa kohë që qytetarët vazhdojnë të hedhin mbeturina aty ku nuk e kanë vendin. Sa I përket ajrit të ndotur, është një teme e cila aktualizohet në çdo stinë të ftohtë, ndërsa institucionet deri tani kanë sjellë vetëm masa afatshkurtra./ Alsat.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *