ZYRTARE: Robert Lewandowski shpallet lojtari më i mirë në botë

Ylli i Bayern Munich, Robert Lewandowski ka fituar çmimin “Lojtari i vitit” nga FIFA për vitin 2020, raporton Gazeta Populli.

Advertisement

Sulmuesi 32 vjeçar ishte në formë të jashtëzakonshëm sezonin e kaluar, duke fituar të gjithë trofet e mundshëm me Bayern Munich, ku Lewandowski doli top golashënues i të gjitha kompeticioneve.

Robert Lewandowski shënoi 34 gola në Bundesligën gjermane, 15 gola në Ligën e Kampionëve si dhe 6 gola në Kupën e Gjermanisë.

Ai pati në konkurrencë Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon që patën një vit të zakonshëm për standardet e tyre.

Polaku ka shënuar 73 gola në 64 ndeshje që nga fillimi i sezonit të kaluar, ku ka 22 më shumë se vendi i dytë në pesë ligat kryesore të Evropës.

Advertisement

Leave a Reply