Ndryshoi kilometrat e veturës, policia pas një viti hetim arreston ferizajasin

Një person nga Ferizaj është dërguar në stacionin policor pasi ka ndryshuar kilometrat e makinës së tij.

Rasti është raportuar në polici në mars të vitit 2021, ndërsa mbrëmë i dyshuari është arrestuar.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar.

Njoftimi i plotë:

Ferizaj 14.03.2021 – NN. Me 02.02.2022 është shoqëruar në polici i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin  se i njëjti  ka ndryshuar kilometrat e veturës së tij. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit  i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *