Aksion policorë katër lokale nate në Manastir, gjendet drogë dhe disa shkelje të tjera (VIDEO)

Në mëngjesin e djeshëm, në periudhën nga ora 01.30 deri në orën 04.30, punonjësit policorë të Byrosë së Sigurisë Publike pranë MPB-së në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës kanë kryer një aksion në katër lokale nate dhe kabare në Manastir, transmeton Alsat.

Gjatë kontrollit në dy lokale nate, është gjetur drogë (substanca pluhur dhe marihuanë).

Po ashtu, një person kështë zënë me çertifikatë false dhe do të vijojë kallëzimi përkatës penal, ndërsa prokuroria kompetente do të shqyrtojë një ankesë që është bërë kundër pronarit pronarit të një objekti i cili ka kërcënuar punonjësit e policisë dhe shërbimet e inspektimit.

Do të pasojnë edhe paraqitjet e duhura, për shkak se një i mitur është gjetur në një lokal nate pas mesnate dhe janë konstatuar shkelje të ligjit për pirjen e duhanit.

Gjithashtu, janë konstatuar raste të mos lëshimit të faturave fiskale, ndërsa Inspektorati Shtetëror i Punës ka konstatuar 27 shkelje për punë pa kontratë pune. Kontrollet e veprimit vazhdojnë edhe në periudhën në vijim./ Alsat.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *