Zoran Zaev i lë amanet familjes së tij: Kur të vdes, t’i dhuroni organet

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot u bashkua me fushatën për të rritur ndërgjegjësimin e rëndësisë së dhurimit të organeve dhe njoftoi se ai i ka lënë një testament familjes së tij se ai dëshiron t’i dhurojë organet e tij kur të vdes.

“Nuk ka asgjë më humane sesa zgjatja e jetës së dikujt dhe unë kam folur me rrethin më të ngushtë të familjes për këtë dhe kam lënë një testament se unë jam gati të kontribuoj personalisht për të shpëtuar jetën e dikujt”, tha Zaev në një video mesazh.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut theksoi se dhurimi i organeve është akti më i lartë i njerëzimit dhe theksoi se ai u jep mbështetje të madhe atyre që janë duke pritur për transplantim të organeve, si dhe se u detyrohet falënderim të gjithë dhuruesve dhe familjeve të tyre.

“Dua të bëj thirrje edhe njëherë për të gjithë qytetarët që të pranojnë se dhurimi i organeve është akti më i lartë i njerëzimit dhe humanizmit, për të rritur ndërgjegjësimin për sa më shumë transplantime të suksesshme për shërimin dhe për shpëtimin e jetës”, tha ai në fund të mesazhit video.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *