Kanada-ja i jep goditjen e radhës Rusisë

Kryeministri kanadez, Justin Trudeu ka njoftuar ndalimin e importit të naftës ruse.

Përveç kësaj, ata po e furnizojnë Ukrainën me sisteme armësh antitank dhe municion.

Trudeu gjithashtu njoftoi se do të kërkojnë nga Radiotelevizioni dhe Telekomunikacioni Kanadez që të rishikojnë praninë e Russia Today’s (rrjet televiziv ndërkombëtar i kontrolluar nga shteti rus).

Siç thotë ai, nuk mund të lejojnë që gënjeshtrat, propaganda dhe dezinformatat rreth luftës së Rusisë të vazhdojnë të përhapen në Kanada./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *