Omer Ajdini nga FRASH me thirrje urgjente për ambasadat e Shqipërisë dhe Kosovës (Video)

Pas djegies së fletëve të librit skandaloz të Gjeografisë nga ana e forumeve rinore të opozitës shqiptare në Maqedoni, mediat në Shqipëri kanë filluar t’i japin jehonë kësaj çështjeje tepër shqetësuese për shqiptarët në përgjjthësi. Çuditërisht deri sot nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e institucioneve të Shtetit Shqiptar, por edhe atij të Kosovës. Për këtë qëllim, sot thirrje të dy shteteve u ka bërë kreu i FRASH’it, përcjell in7.

Omer Ajdini, Kryetar i Forumit Rinor të Aleancês për Shqiptarët ka qënë i ftuar sot në Syri Televizion për të biseduar rreth problemit me fyerjet ndaj shqiptarëve në tekstet shkollore në Maqedoninë e Veriut. Ajdini mes tjerash, bëri thirrje për Ambasadën e Shqipërisë dhe atë të Kosovës në Maqedoninë e Veriut që të reagojnë dhe bëjnë presion më të fuqishëm tek autoritetet në Shkup. Ndiqeni videon më poshtë për të parë intervistën e shkurtër të Omer Ajdinit në Syri TV.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *