Ky është numri i ukrainasve të cilët u rikthyen në vendin e tyre për të luftuar

Ministria e Brendshme e Ukrainës ka thënë se 80 mijë ukrainas janë kthyer nga jashtë vendit që të luftojnë për liri kundër agresorit rus.Këta njerëz janë kthyer prej momentit kur Rusia filloi fushatën e pushtimit të Ukrainës.Kështu bën të ditur the Kyiv Independent në një shkrim.
“80,000 ukrainas u kthyen nga jashtë që kur Rusia filloi pushtimin”, shkruan në Twitter.“Sipas Ministrisë së Brendshme, e cila citon Shërbimin Shtetëror të Rojës Kufitare, shumica dërrmuese e këtyre shtetasve ishin burra që u bashkuan në radhët e Forcave të Armatosura dhe formacioneve të tjera ushtarake”, thuhet tutje.Rusia filloi pushtimin e Ukrainës javën e kaluar por prej atëherë ka hasur në rezistencë të ukrainasve që u kanë shkaktuar humbje të mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *