Rusia do ta pushtojë edhe një shtet, Llukashenko e zbulon planin e Putinit

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko duket se ka zbuluar pa dashje planin e Putin për të pushtuar Moldavinë.

Ndihmësi i Putinit në luftën me Ukrainën, iu drejtua sot zyrtarëve të sigurisë ndërsa qëndronte përpara një harte beteje që duket se tregon një operacion të planifikuar nga Ukraina jugore drejt fqinjit të saj të vogël.


Harta tregoi gjithashtu planet e propozuara të betejës për trupat ruse në të gjithë vendin.

Ai detajonte linjat ruse të sulmit drejt Ukrainës, disa prej të cilave janë materializuar në ditët e para të pushtimit – të tilla si forcat që sulmuan drejt Kievit nga veriu dhe drejt Khersonit nga Krimea.Por ai tregoi gjithashtu disa sulme që ende nuk kanë ndodhur – ku njëri prej tyre duket se ishte drejt qytetit port të Odessës në Moldavi. Kjo ka krijuar idenë se Rusia po planifikon të marshojë trupa në fqinjin e Ukrainës.

Ndërkohë ushtria e Putinit ka pësuar një varg humbjesh, ndërsa përpiqej të kryente sulme precize mbi objektivat kyçe, në një përpjekje të dukshme për të fituar luftën shpejt dhe bindshëm.

Kjo ka ngritur frikën se ai tani është gati të vendosë armaturë të rëndë dhe artileri ruse në një përpjekje për të detyruar rrugën e tij drejt fitores – një strategji që mund të shkaktojë viktima të mëdha civile.Një kolonë ‘e tmerrshme’ 40 milje e gjatë, e përbërë nga tanke dhe artileri po shkon tani drejt kryeqytetit Kiev, me sa duket në përpjekje për ta rrethuar atë.

Forcat ruse filluan bombardimin e qytetit sot, duke goditur kullën televizive dhe një memorial të Holokaustit aty pranë, pasi paralajmëruan qytetarët të largoheshin ose do rrezikonin të vriteshin.

Harta e shfaqur nga Lukashenko është e ndarë në katër seksione që përputhen me distriktet komanduese të ushtrisë së Ukrainës, duke treguar sulmet ruse nga Krimea e aneksuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *