Pajtim Thaçi mbrojti me sukses të lartë tezën e doktoraturës

Sot, më datë 18 shkurt 2021, Pajtim Thaçi, djali i kryetarit të PDSH-së Menduh Thaçi, mbrojti temën e doktoraturës para komisionit përkatës të Fakultetit të Shkenace Shoqërore dhe Bashkëkohore pranë Universitetit të Evropës Juglindore me temë “Liderët politik në Ballkanin Perëndimor pas vitit 1990”.

Pas mbrojtjes së tezës së doktoratës, komisioni recenzues vlerësoi lartë punën hulumtuese të Pajtim Thaçit dhe mes tjerash e përgëzoi për strukturën, përmbajtjen dhe metodologjinë shkencore. Hulumtimi përmban një analizë të liderëve të Ballkanit Perëndimor pas vitit 1990 ndërsa hedh një dritë interesante dhe një studim të thellë për çështjen në fjalë. Për fund, komisioni recenzues i ndau Pajtim Thaçit titullin Doktor i Shkencave Politike.

Në vazhdim gjeni fotografi të shkrepura nga ngjarja në fjalë ku prezent ishin familjarë e miq e sigurisht edhe prindi i Pajtimit, kryetari i PDSH-së z. Menduh Thaçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *