Pse BFI nuk ka reaguar për tarikatet sufi dhe kaderi, që po ashtu janë regjistruar si bashkësi religjioze?

Bashkësia Fetare Islame ditën e djeshme reagoi në lidhje me regjistrimin e një Bashkësie të re Islame e quajtur Bashkësia Islame Selefiste, me seli në Shkup.

Reagimet ishin të ashpra si nga vetë BFI-ja por edhe nga njerëzit e tjerë të besimit Islam që janë kundër ndarjeve dhe përçarjeve brenda këtij komuniteti, transmeton GazetaPopulli.

Por ajo që është edhe më e çuditshme është fakti që nëse bëhet një hulumtim i vogël lehtë mund të shihet që rasti i fundit i të ashtuquajturës Bashkësi Islame Selefiste, nuk është rasti i parë i një Bashkësie paralele. Në Maqedoninë e Veriut janë të regjistruara më së paku edhe tre të ashtuquajtura Bashkësi Islame, të cilat me vite po funksionojnë dhe për të cilat BFI ka qëndruar sy mbyllur dhe nuk ka reaguar asnjëherë.

Një hulmutim që ka bërë in7, në evidencën e grupeve të bashkësive religjioze në faqen e Komisionit për marëdhënie mes komuniteteve fetare dhe grupeve religjioze pos Bashkësisë Islame Selefiste DAR EL HADITH me seli në Shkup, figurojnë edhe 3 grupe tjera religjioze të regjistruara.

Bëhet fjalë për bashkësinë EHLI SUNNET VEL XHEMAT (XHAMIA TRIZLLA) e regjistruar në qytetin e Prilepit. GRUPI RELIGJIOZ I TARIKATIT SUFI ME SELI NË TEQE e regjistruar në Shkup. BASHKËSIA E EHLI SUNETIT E XHEMATIT-KUMANOVË e regjistruar në Kumanovë dhe GRUPI RELIGJIOZ KADERI BEDEVI ZAKIRIJE – KUMANOVË bashkësi e cila gjithashtu është e regjistruar në Kumanovë.

Këto janë bashkësitë fetare që janë të regjistruara zyrtarisht, ndërsa të panumërta janë edhe grupacionet tjera që i fryjnë ndarjes e të cilat janë të paregjistruara ende.

Grupe të tilla hasen lehtë në çdo qytet të Maqedonisë së Veriut. I tillë është qyteti i Tetovës ku po funksionojnë grupacione të ndryshme me agjenda përçarëse. Të tilla janë grupe sufiste ekstreme që janë larg asaj që në popull quhet si islam tradicional, grupi hadadij, tarikat sufi-nakshibendi, sulejmanxhi por edhe fondacion shiit që nëpërmjet ligjëratave në disa xhami kryesore të qytetit, librarive të tyre dhe nëpërmjet rrjeteve sociale po i fryejnë përçarjes tek shqiptarët e Tetovës dhe Maqedonisë së Veriut në Përgjithësi, transmeton GazetaPopulli.net

Por kush janë këto grupe që janë të regjistruara si bashkësi fetare dhe tjerat të paregjistruara ende dhe cila është bindja e tyre, e ku bien ndesh me islamin?

Hadadij

Personat për të cilët dje reagoi Bashkësia Fetare Islame, janë të njohur edhe si Hadadi. Ata janë persona që fshihen pas asaj që në fe njihet si “Menhexh Selefi”, por që vazhdimisht sulmojnë dijetarë të njohur Islam, siç ishte Imam Albani. Hadadijet shkruajnë libra, shpërndajnë kaseta dhe përhapin pretendime kundër dijetarëve. Ata i kanë mbushur librat, kasetat dhe pretendimet e tyre me gënjeshtra dhe mashtrime. Nga padrejtësisë e Hadadit është se ai ka shkruajtur një libër në të cilin sulmon Imam Albanin dhe shpif kundër tij.

 Ata kalojnë në ekstrem për sa i përket Hadadit dhe pretendimit të tyre për superioritetin e tij në dije. Hadadijet e ngrejnë shejkhun e tyre në gradën e një Imami të padiskutueshëm.

Ata i mallkojnë disa njerëz, madje ka prej tyre që mallkojnë Ebu Hanifen, i cili është themeluesi i shkollës juridike Hanefi, të cilit i përkasin shumica e muslimanëve në RMV por edhe në tërë Ballkanin në përgjithësi, ndërsa disa të tjerë e bëjnë mosbesimtar atë.

Kaderitë

Nga pikpamja fetare, shumica e dijetarëve islam janë të një mendimi, se Kaderitë, janë grup i devijuar e që janë të mendimit se njeriu është i lirë për punët që ai bënë qoftë me dëshirë ose mundësi, dhe janë të mendimit se këtu skan lidhje veprat e njeriut me caktimin dhe dëshirën e Zotit, kur dihet se është Zoti i Cili ka krijuar çdo gjë, dhe çdo gjë që ndodhë, ajo ndodhë me dëshirën e Tij.

Sufitë

Sekti Sufi është sekt i cili ka devijuar nga rruga e drejtë dhe njihet për ekstremizmin e saj ideologjik dhe njihet për nga bidatet e tyre në besim dhe në ibadete. Sekti i devijuar Sufi gjithashtu e kanë mendimin se Pejgamberi prezenton në divanet dhe solemenitetet e tyre, dhe se dijetarët sufi marrin dituri direkt prej Pejgamberit. Sufijtë i mohojnë shumë cilësi të All-llahut dhe i shtrembërojnë dhe i keqinterpretojnë emrat dhe cilësitë e All-llahut. Sufitë sikurse ibn Arabi thuan se robi dhe Zoti ndonjëherë bëhen një dhe se nuk ka dallim mes krijesës dhe Krijuesit dhe se ekzistimi i krijesës është faktikisht ekzistimi i Krijuesit

Sulejmanxhitë

Ndër tarikatet më ekstreme sufiste është edhe tarikati i Sulejmanxhive. Për fat të keq, ky tarikat ka hapur zyrën e vet edhe në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut. Ata janë që e shenjtërojnë shejhun e tyre, kërkojnë ndërmjetësim nga shejhu i tyre apo i quajtur në Islam si tevessul (tevessul të ndaluar). Ata ua ndryshojnë kuptimin ajeteve të Kur’anit, e mbrojnë doktrinën unitetit të ekzistencës, bëjnë një ndërmjetësim që në fe njihet si Rabëta, kanë lejuar kamatën e shumë ndalime tjera që i kanë bërë të lejuara.

Shijat

Edhe shijat tash e një kohë po funksionojnë në Maqedoni të Veriut, konkretisht edhe në qytetin e Tetovës. Ata në njërën nga rrugët kryesore të qytetit po funskionojnë me fondacionin e tyre (emër i njohur për redaksinë tonë), lokacion në të cilin kanë edhe librarinë me libra kryekëput të doktrinës së tyre.

Por kush janë shijat dhe çfarë thonë dijetarë islam për ta?

Shijat dhe rafidijtë janë prej fraksioneve që u paraqitën pas mbytjes së Uthmanit r.a. Shijat e tepruan me imamët e tyre saqë i bënë ata të pagabueshëm ku dhe mendonin se ata i dinë edhe të fshehtën. Gjithashtu detyruan njerëzit të kthehen tek imamët edhe në ato çështje që thanë pejgamberët dhe duke mos u kthyer as në Kuran, as në Sunet por në fjalët e imamit të cilin e quanin të pagabueshëm ose i mbrojtur prej gabimeve. Ata e bëjnë pabesimtar Ebu Bekrin, Umerin dhe Uthmanin dhe të gjithë muhaxhirët dhe ensarët dhe ata që pasuan ata, bëjnë jobesimtarë të gjithë umetin e Muhamedit alejhi selam prej të parëve dhe pasardhësve të tyre.

Nakshibendijtë

Ky tarikat për fati të keq tash e disa vite është përhapur edhe në RMV. Ata në mesin e popullatës po shiten si pjestarë medhhebit Hanefi, medhheb të cilit i takojnë shumica absolute e shqiptarëve të RMV dhe në Ballkan në përgjithësi, por me Hanefinjtë nuk kanë të bëjnë asgjë. Sipas dijetarëve të medhhebit Hanefi, këta (Nakshibendijntë) nuk kan të bëjnë asgjë me Imamin Ebu Hanife dhe dëshmitë e tyre janë plot “kufër” dhe “shirk”.

Shumica e tyre i takojnë këtij sekti, të cilët e besojnë këtë si vijon:

Pamja e Zotit në formën e Kalit, sipas tyre:

Në librin “Rashahat Ain el-Hajat” fq.188-189, Ali ibn Husejn Safi përmend disa thënie të Mevlana Abdul-Gafurr:

“Shejh Behaudin Umer gjithmonë kalëronte një kalë të bardhë. Kur e pyetën për këtë, ai tregoi aryen se për cfarë arye ai hip në kalë të bardhë gjithmonë.

Për shkak se:
“Shejhu i Madh [Ibn Arabiu] shkruan se ai e kishte parë Allahun në formën e një Kali.” Fundi i citatit

Mbetet të shifet se cilat hapa konkret do t’i marrë Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut për të ruajtur unitetin e muslimanëve./GazetaPopulli.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *