Shkëndija dhe Shkupi e nisin me fitore gjysëmsezonin pranveror

Shkëndija dhe Shkupi e kanë nisur me fitore gjysmësezonin pranveror në elitën e futbollit vendor. Liderja e elitës fitoi transfertën në Kratovë përballë Sileksit me rezultat 2:1. Autogoli i Draskoviqit dhe goli i Dorievit i sollën tetovarëve fitoren ndaj Sileksit, ndërsa për këta të fundit golin e realizoi Ivanovski. Me fitore e ka nisur edhe Shkupi që triumfoi në transfertën përballë Borecit në Velës me golin e vetëm të përforcimit të ri, Matej Cvetanovskit. Ndërkohë Renova e ka nisur me humbje, duke u mundur në Tetovë nga Bellasica me shifra 4:2, ndërsa Struga Trim Lum nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1 me Makedonija Gjorçe Petrovin. Me barazim 2:2 u mbyll edhe takimi i luajtur në kryeqytet ndërmjet Vardarit dhe Pelisterit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *