Zaev sot del para gjykatësit penal – Duhet të dëshmojë për rastin “Titanik”

Zaevi duhet të dëshmojë për lëndën “Titanik”.

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot  duhet të vazhdojë gjyqi për parregullsitë zgjedhore “Titanik”. Në seancën e mëparshme, u njoftua se sot do të merren në pyetje disa dëshmitarë, mes të cilëve edhe kryeministri Zoran Zaev.

Përveç ish-kryeministrit Nikolla Gruevski i cili është në arrati, akuzohen edhe Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko, Leko Ristoski, Kirill Todorovski, Katerina Velovska, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Naqevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleskoviq dhe Lenka Rasajkovska.

Ata dyshohen për bashkim kriminal, shkelje të së drejtës së votës, shkelje të lirisë së zgjedhjes së votuesve, ryshfet në zgjedhje dhe votim, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të fondeve për financimin e fushatës zgjedhore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *