“Tesla” ka realizuar përfitim prej një miliardë dollarëve nga investimet në Bitcoin

Nju-Jork, 22 shkurt 2021 (MIA) – Prodhuesi amerikan i automobilave elektrike “Tesla” ka realizuar pothuajse 1 miliard dollarë nga investimet në bitkoin, deklaroi analisti Daniel Iv.

Sipas tij, “kompania mund të fitonte më shumë nga investimet në bitkoin sesa nga shitja e automjeteve të saj elektrike gjatë vitit 2020”.

Në fillim të këtij muaji, “Tesla” në parashtresën e dorëzuar deri tek Komisioni për letra me vlerë se ka blerë bitkoin në vlerë prej 1.5 miliard dollarë për ta bërë atë “më fleksibël për të diversifikuar dhe maksimizuar më tej kthimet e parave të gatshme”.

Tregtimi u bë i ditur muajin e kaluar, por kompania nuk zbuloi saktësisht se kur dhe me çfarë çmimi. Në këtë kohë është e panjohur nëse Tesla shiti ndonjë prej bitkoinëve të blera.

Valuta më e madhe dixhitale në botë ka shënuar rritje të paparë këtë vit, duke arritur vazhdimisht nivele të reja rekord.

Daniel Iv nuk shpjegon se ka ardhur deri në llogaritje të përfitimit të “Tesla”-s nga bitkoini. Sipas të dhënave nga KoinDesk, çmimi i kësaj kriptovalute më 31 janar ishte në maksimum ditor prej 34,793.45 dollarë, ndërsa më 20 shkurt, kur Iv e publikoi shënimin e tij, ishte 57,487.03 dollarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *