Zyrtarisht Sasho Mijallkov po kërkohet me urdhër-arrest ndërkombëtar

Pasi Gjykata Penale dha pëlqimin për të lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar, këtë pasdite në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, urdhër-arrestit kombëtar u ndryshua në një urdhër arresti ndërkombëtar dhe ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov, po kërkohet edhe jashtë kufijve të vendit, transmeton Gazeta Populli.

Advertisement

Institucionet humbën gjurmët e Mijalkovit natën e kaluar pasi nuk e gjetën atë për t’i dorëzuar vendimin e arrestit shtëpiak të lëshuar nga Gjykata si i pandehur në çështjen e përgjimeve masive.

Po kërkohet Mijallkovi, i cili u arratis disa ditë para se të shqiptohej vendimi për “Target-Fortesa”./GazetaPopulli.net

Advertisement

Leave a Reply