Digjet vetura e zyrtarit të Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci

Vetura e zyrtarit të lartë të Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka marrë zjarr në orët e mbrëmjes.

Ndërkohë Policia ka konfirmuar rastin, por nuk ka dhënë shumë detaje.

“Rreth orës 19:00 është raportuar për një veturë me targë Kosove të përfshirë nga zjarri në lagjen Arbëria në Prishtinë. Nga zjarri është prekur edhe një veturë afër veturës që kishte marrë flakë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë menaxhuar përhapjen e zjarrit. Aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Bajqinovci ishte deputet në legjislaturën e fundit dhe kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit, të mbajtura më 14 shkurtit, transmeton Gazeta Populli.

Ndërkaq, para pak çastesh edhe vetë Bajqinovci në Facebook-un e tij personal ka reaguar në lidhje me rastin duke sqaruar se ka qenë për fat të mirë ka arritur dë dalë nga vetura para se të merr flakë.

Ky është reagimi i tij:

“Sonte rreth orës 18:30 më është djegur vetura dhe kjo ka ndodhur menjëherë pas ndezjes,për fat të mirë para se të merr flakë automjeti, kam arritur të dal.
I falenderoj policinë dhe zjarrfikësit për ndërhyrjen.”/GazetaPopulli.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *