
Të shtunën në Spitalin Klinik në Shkup ka qenë e paraparë vaksinimi i një pjese të spitalit të Tetovës të cilët janë direkt në “luftë” me korona virusin. Por ajo që ka habitur në këtë rast është se disa nga personeli mjeksor kanë refuzur të vaksinohen shkruan portali maqedonas “Sdk.mk”
Advertisement
Portali maqedonas ka kontaktuar shefin kovid-repartit në Tetovë, Dr.Gzim Nuredinin i cili e ka pohuar lajmin se një pjesë e stafit ka refuzuar të vaksinohet për arsyje ende të panjohura. Por ne do të tentojmë ti bindim këta skepktik që të vaksinohen kundër virusit kovid19, ka thënë Nuredini.
Përndryshe në spitalin e Tetovës tani ka 14 pacientë të hospitalizuar me kovid-19. Prej tyre tetë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore./GazetaPopulli.net/
Advertisement