Spasovski sot do të japë dorëheqje?

Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, sot në ora 13 sipas të gjitha gjasave do të japë dorëheqje nga funksioni, po shpekulohet nga burime partiake.

Arsyeja për këtë është arratisja e ish drejtorit të shërbimit sekret, Sasho Mijallkov, të cilin nuk arriti ta gjejë policia në adresën e banimit që t’i dorzojë vendimin për arrest shtëpiak në rastin “Target-Fortesa”.

Dorëheqjen nga njeriu i parë i policisë e ka kërkuar edhe partia opozitare VMRO-DPMNE, e cila ka akuzuar se institucionet e shtetit që nga dita e shtunë në ora 16 e kanë ditur se egziston mundësia për të ikur Mijallkovi, por nuk kanë marrë asnjë masë.

Spasovski nuk është i kapshëm për publikun gjatë ditës së djeshme dhe pardjeshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *