
Me datë 26.02.2021 në orën 09:30, zyrtarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, bazuar në një urdhër të gjykatës, arrestuan L.A (34) nga fshati Xhepçisht i Tetovës, për vuajtje të një dënimi me burg prej dy vitesh për kryerjen e veprës penale nga neni 396 të Kodit Penal për “prodhim, mbajtje në pronësi, ndërmjetësim dhe trafik i paautorizuar i armëve ose eksplozivëve”.
Advertisement
Ai u dorëzua në Institucionin ndëshkues-korrektues – Burgu i Tetovës për të vuajtur dënimin.
Advertisement