Thaçi: Tetovarët mos të votojnë ata që bëjnë koalicione me Vmro-në dhe Levicën

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi në një intervistë ekskluzive për TetovaSot thotë se tetovarët duhet të mendohen mirë që me 20 Gusht kënd e votojnë, mos të votojnë ata parti që do të bëjnë koalicione me VMRO-në dhe Levicën pasi sipas tij është shumë e rëndësishme vota për këshillin komunal.
Ai thotë se me 20 Gusht nuk duhet të votohet lista e Bilall Kasamit.

“Dua tju rikujtoj shqiptarëve të Tetovës se ky njeri, Bilall Kasami bëri marrëveshje për bashkëqeverisje me Levicën dhe me VMRO-në në momente shumë të rënda dhe të vështira për Maqedoninë e Veriut, këtë mesazh shqiptarët e Tetovës duhet ta japin në këto zgjedhje” tha Thaçi.

Sipas Thaçit vota për këshillin nuk është vetëm për këshillin komunal, por është një suspendim i politikës së tradhëtisë së vullnetit politik të shqiptarëve sepse kanë emra të mdhej, BESA, sepse ky vullnet politiik u tradhëtu kur u bë koalicioni i 61.

Sipas Menduh Thaçit nuk duhet të harrohet koalicioni 61, se sikur sot të ishte ky koalicion nuk do të ishim këtu ku jemi, e as nuk do të kalonte propozimi francez dhe do të kishte krizë politike e etnike.

“Paramendoni të kishte qeverisje me 61 e këtyre që këta e krijuan, a do të kalonte porpozimi francez, jo, do të kishte krizë politike, krizë etnike dhe do të kishte konfrontimi i qytetarëve mes vete” u shpreh Thaçi në intervistën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *