Vetëvendosje do të marrë pjesë në zgjedhjet në Shqipëri, këta janë tre kandidatët e tyre

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Shqipëri ka zyrtarizuar Boiken Abazin si kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit që do të mbahen atje.

Advertisement

Abazi, ka thënë se për shkak të situatës me pandeminë nuk ka qenë shumë lehtë të grumbullohen nënshkrimet.

“Dua të falënderoj të paktën 50 nënshtetas të Kosovës, që e kanë edhe nënshtetësinë e Shqipërisë të cilët kanë dërguar nënshkrimet e tyre në mbështetje të kandidaturave tona këtu në Shqipëri. E di që janë shumë që po na përkrahin, jo vetëm me nënshkrimet por edhe duke u përfshirë këtu në fushatë në Shqipëri”.

Boiken Abazi, Iliaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani janë tre kandidatët të mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet në Shqipëri që do të mbahen më 25 Prill.

Advertisement

Leave a Reply