Tre persona arrestohen për 24 orë në Prishtinë për armëmbajtje pa leje

Tre persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë, të dyshuar për armëmbajtje pa leje, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, dje në rrugën “Dalip Alshiqi” një femër është arrestuar pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së saj, i është konfiskuar një revole me një karikator.

Kurse, në rrugën “Selman Kadriu” dhe “Xheladin Hana” janë arrestuar dy persona pasi që gjatë kontrollit të tyre u janë gjetur armë dhe fishekë.

Të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt./GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *