Ahmeti me plis në kokë uron Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Shqiptare për triumfin në Turqi

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim ka uruar Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare për suksesin që kanë arritur në festivalin “Büyükçekmece” të Turqisë. Ahmeti thotë se çdo sukses i tyre është krenaria për popullin tonë.

“Në valle e këngë kemi ruajtur brez pas brezi të paprekshme, autentike, vlerat e kulturës sonë kombëtare. Krenar që këtë mision me përkushtim dhe në rrugë të mbarë po vazhdon ta realizojë sot Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare, fryt i implementimit të Marrëveshjes së Ohrit. Për të gjitha sukseset e arritura në festivalet ndërkombëtare përfshirë këtu edhe vendin e parë të fituar në Büyükçekmece të Turqisë, përgëzova sot djemtë dhe vajzat e Ansamblit, trupën artistike të udhëhequr nga drejtori Shkodran Tolaj, duke ju uruar vazhdimësi të punës profesionale. Çdo sukses i tyre është krenaria jonë!”, ka shkruar Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *