Koka: Arrestimet dhe paraburgimi i protestuesve ka për qëllim frikësimin

Përfaqësuesi i ASH-së dhe njëherit kryetari i degës së Çairit, Zudi Koka përmes një stautsi në rrjetin social ka theksuar se ndalimi i protestës dje dhe sot kërkesa e Prokurorisë për paraburgim për dy protesutes janë veprime të cilat kanë për qëllim frikësimin e shqiptarëve për të kërkuar drejtësi.

Sipas Kokës, dëshira dhe synimi i të rinjëve shqiptar për të kërkuar drejtësi përmes protestës nuk mund ta ndaloj as MPB, as Prokuroria dhe askush tjetër.

Ja reagimi i tij i plotë:

Ndalimi i protestës nga ana e policisë gjatë ditës së djeshme dhe sot kërkesa e Prokurorisë për të kërkuar paraburgim për dy protesutes të arrestuar janë veprime të cilat kanë një qëllim, shtypje të vullnetit të shqiptarëve dhe frikësimin e tyre të etur për drejtësi. Dëshirën dhe synimin e këtyre të rinjëve me një fytyrë të çiltër që shihej në protestë për drejtësi dhe barazi nuk mund ta ndaloj as MPB, as Prokuroria dhe askush tjetër. Përsërisim edhe njëherë kërkesën tonë edhe si koalcion që lirimi i këtyrë të rinjëve duhet të ndodh sa më shpejt, ndërsa me gjithë këto zhvillime e skandale dorëheqja është më e pakta ajo që duhet ta bëj zv ministri shqiptar në MBP.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *