
Një ish-e varur nga heroina ka treguar transformimin e saj të pabesueshëm, pasi vendosi të hiqte dorë.
Madison McManus, sot 28-vjeçe, nga New Jersy, tha se mori drogë për herë të parë kur ishte vetëm 15-vjeç dhe kaloi vite të tëra duke vjedhur në rrugë.
Ajo tashmë po lufton për të marrë kujdestarinë vajzës së saj, 9 vjeç, të cilën e lindi kur ishte vetëm 18 vjeç, por që shërbimet sociale ia morën për shkak të varësisë së saj.
Tashmë ajo thotë se i është rikthyer një jete normale, duke u bërë thirrje të tjerë personave që vuajnë nga varësia se “ka zgjidhje për këtë sëmundje”.
Ajo thotë se ka qenë gjykata e shpëtoi atë, pasi mori vendimin që ajo të mos shkonte në burg, por në një qendër rehabilitimi.
E pas tre vitesh rehabilitimi, ku nuk ka konsumuar asnjë lloj droge, ndryshimi saj është shumë i dukshëm.
