Paradite diell, pasdite në Maqedoninë e Veriut pritet shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Pasdite veçanërisht në veriperëndim do të ketë kushte për paraqitje afatshkurtër të jostabilitetit me kushte për shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Indeksi UV do të jetë 7.

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare jugore. Nga orët e mesditës do të ketë kushte për paraqitje të shiut të rrëmbyeshëm. 

Të shtunën pasdite dhe në orët e mbrëmjes do të ketë paraqitje lokale të vranësirave jostabile me shi të përkohshëm të rrëmbyeshëm dhe bubullima, ndërsa të dielën kushtet e jostabilitetit do të bien. Të hënën do të ketë erë të përforcuar veriperëndimore dhe do të fillojë periudhë e motit më të qëndrueshëm.

Në tri ditët e ardhshme temperatura minimale do të lëvizë prej 9 deri 19 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 23 deri 32 gradë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *