Kosovë, 2-vjeçarja gjendet e vdekur në bazenin e shtëpisë

Një vajzë dy vjeçare ka vdekur sot në Zallq të Istogut.

Lajmin e ka konfimuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, i cili ka informuar se mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Sipas Gashit, vajza është gjetur në një bazen te shtëpia e saj.

“Sot pas orës 12:00, 2-vjeçarja është gjetur në një si bazen të vogel vetëm te shtëpia e saj. Mjeku në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog ka konstatuar vdekjen. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka bërë të ditur Gashi./21Media

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *