Rusia thotë se mund t’ia kthejë disa territore Ukrainës

Duke folur për kufijtë në rajonet e Donbasit, Khersonit dhe Zaporizhzhias, grupi mediatik rus RBC raporton se krahu i djathtë i presidentit rus, Vladimir Putin tha se disa pjesë të tyre mund t’iu kthehen Ukrainës.

“Lexoni urdhrin. Aty ka formulim ligjor. Në përgjithësi, natyrisht, ne po flasim për territorin ku vepronte administrata ushtarako-civile në kohën e pranimit [në Rusi]”.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov la të kuptohet se disa territore brenda katër rajoneve të aneksuara së fundi nga Rusia mund t’i kthehen Ukrainës.

Duke folur për kufijtë në rajonet e Donbasit, Khersonit dhe Zaporizhzhias, grupi mediatik rus RBC raporton se krahu i djathtë i presidentit rus, Vladimir Putin tha se disa pjesë të tyre mund t’iu kthehen Ukrainës.

“Lexoni urdhrin. Aty ka formulim ligjor. Në përgjithësi, natyrisht, ne po flasim për territorin ku vepronte administrata ushtarako-civile në kohën e pranimit [në Rusi]”.

Ai më pas shtoi se disa prej territoreve të caktuara mund t’i kthehen shtetit ukrainas, por pas konsultimit me popullatën civile.

“Por e përsërisë edhe një herë: territore të caktuara atje do të kthehen dhe ne do të vazhdojmë të konsultojmë popullatën”, tha ai.

Theksojmë se forcat ukrainase kanë përparuar në rajonin e Khersonit dhe Luhanskit, duke shkaktuar shumë dëme material dhe viktima forcave ruse.

Ndryshe, Putin sot ka nënshkruar urdhrin për aneksimin e territoreve pasi që Duma ruse votoi ligjin për marrjen e katër rajoneve ukrainase.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *