Ukraina publikoi harta të reja të ofensivës së madhe

Forcat ukrainase po përparojnë në lindje dhe në jug, duke i detyruar trupat ruse të tërhiqen.

Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha se ushtria ukrainase kishte bërë përparime të mëdha dhe të shpejta kundër forcave ruse javën e kaluar, duke rimarrë dhjetëra qytete në rajonet në jug dhe në lindje që Rusia i kishte shpallur të aneksuar.

Ekspertët ushtarakë thonë se Rusia është “në pikën e saj më të dobët”, pjesërisht për shkak të vendimit të saj për të mos u mobilizuar më herët dhe pjesërisht për shkak të humbjeve të mëdha të trupave dhe pajisjeve. Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov tha se trupat e tij “vazhdojnë të bëjnë përparim” në ofensivën e vjeshtës.

“Ndërsa parlamenti rus është i dehur nga përpjekjet e kota për aneksim, trupat tona vazhdojnë të përparojnë”, shkroi ai në Twitter.
Kjo është përgjigja më e mirë për të gjitha “referendumet”, “dekretet”, “traktatet” dhe fjalimet patetike”. VIDEO

https://alsat.mk/ukraina-publikoi-harta-te-reja-te-ofensives-se-madhe/#brid_cp_Brid_65036363

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *