Lajçak nuk e bind Kurtin për dialogun – Fituesi i zgjedhjeve flet për takimin

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është deklaruar pas takimit që pati me ndërmjetësuesin e BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Më informoi me procesin e dialogut në përgjithësi. Unë shpjegova edhe një herë që ne i kemi fituar këto zgjedhje me programin tonë që përqendrohet te drejtësia dhe punësimi, se jemi në kushtet e pandemisë COVID-19, dhe se nuk jemi kundër dialogut, por e duam parimor dhe të përgatitur mirë”, u deklarua ai.

Kurti ka thënë se dialogu nuk mund të jetë prioritet i tyre i parë ose i dytë, sepse sipas tij, fillimisht janë drejtësia dhe punësimi.

“Nuk mund të jetë prioriteti i parë ose i dytë, sepse janë drejtësia dhe punësimi. Nuk e mohoj rëndësinë e dialogut – edhe për BE-në, Kosovën dhe Serbinë dhe rajonin, por më e rëndësishmja është që ky dialog të jetë i përgatitur mirë. Të jetë dialog i sinqertë në të cilin nuk jemi në presionin e kohës, por jemi me përkushtimin për substancë”, tha Kurti, raporton Insajderi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *