
Sot në lagjen Gjorçe Petrov te rrethrrotullimi në afërsi të kishës ka ndodhur një konflikt i armatosur. Jozyrtarisht mësohet se ka mbetur i plagosur një inspektori i MPB-së me iniciale Z.R. Sipas burimeve jozyrtare bëhet fjalë për djalin e ish-kreut të BFI-së, Zeglul Rexhepi. Në vendngjarje kanë arritur forca të shumta policore dhe po hetojnë rastin. I plagosuri Z.R. është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Advertisement
Ndërkohë para pak çastesh në magjistralen që e lidhë Shkupin me Kosovën, janë vënë në pranga dy persona, të dyshuar për përfshirje në plagosjen e sotme të birit të ish kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepi.


Advertisement