Shtatë mesazhet kyçe të Lajcakut e Palmerit për dialogun Kosovë – Serbi që pritet të rifillojë me qeverinë Kurti

Drejtori i instititut Epik, Demush Shasha, thotë se qëndrimi i përbashkët dhe në një vijë i BE-së dhe SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, është garanci e fortë për atë që e pret qeverinë e ardhshme të Kosovës.

Shasha e ka vlerësuar lartë qëndrimin e shprehur sonte përmes përfaqësuesve të këtyre vendeve në një intervistë në një paraqitje televizive në Kosovë.

Emisari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak tha se Kushtetuta e Kosovës nuk do të preket në asnjë moment, as me rastin e formimit të Asociacionit të Komunave Serbe, ndërkohë, zv.ndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Matthew Palmer, tha se SHBA-ja do të mbështesë fuqishëm BE-në si ndërmjetësuese të dialogut Kosovë – Serbi.

“Pas intervistës së Lajçakut dhe Palmerit në DESKU unë do të kisha shkuar në dialog, nëse do t’i huazoja fjalët e Ises, ‘me duar në xhepa’. Intervista ishte me plot mesazhe të rëndësishme: nga vijat e kuqe e deri te qëllimi përfundimtar i dialogut”, ka shkruar Shasha në Facebook.

Ai ka numëruar shtatë mesazhet e nxjerra nga këto dy intervista: 1. Është kthyer aleanca SHBA/BE; 2. SHBA dhe BE kanë të njëjtin qëllim; 3. SHBA ka ndryshuar; 4. SHBA është pjesë e dialogut; 5. Kushtetuta e Kosovës dhe integriteti territorial janë vijat e kuqe; 6. Asnjë konflikt në mes dialogut dhe agjendës së brendshme; dhe 7. Anëtarësimi në OKB.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *